Avokatët: Lirimi i Boban Iliqit rrezikon qytetarët tjerë

Shtypja me makinë e katërvjeçarit Almir Aliut është rasti i i treti me rradhë për Boban Iliqin, pasi ai më parë ka kryer edhe dy sulme të tjera me mjete motorike.

Lajme

16/03/2018 23:58

Kështu tha avokati I familjes Aliu, Ibrahim Bajrami në emisionin VOX, që do të transmetohet sonte në Televizionin SHENJA. Ai nënvizoi se këto veprime janë të paraqitura tek organet e policisë në Kumanovë, por se për shkak të pasojave të vogla opinioni nuk është i informuar me të njejtat.

Avokati Ibrahim Bajrami është shprehur se: “Të ndërlidhem me kolegun tim Asmir Alispahiq, kemi bërë edhe hulumtime duke kërkuar prova që do të shkonin në vërtetimin e gjendjes faktike, kemi ardhur në situata ku kemi ardh në informacione që personi në fjalë edhe më herët ka kryer sulme me mjete motorike dhe i njejti për veprimet e kryera është paraqitur deri te organet e policisë në Kumanovë, që të ndërlidhem me rastin në fjalë. Mirëpo për shkak të pasojës së vogël që ka qenë, opinioni publik nuk është i njoftuar me këtë situatë. Megjithatë ka raste të proceduara. Për sa raste thatë që bëhet fjalë. /2 raste/“

Avokati Asmir Alispahiq vlerëson se vendimi i gjykatës që të rikualifikohet lënda si dhe të mos merren masa të kujdesit për Boban Iliqin, paraqet rrezik për qytetarët e Kumanovës dhe për gjithë qytetarët e Maqedonisë.

Avokati Asmir Alispahiq është shprehur se: “Sjellja para gjykatës së Kumanovës, mënyra se si i’u kërcënua I akuzuari I parë Boban Iliç kolegut tuaj gazetar, janë vetëm dëshmi dhe mundësi që të njejtit përsëri të bëjnë ndonjë vepër penale, për të cilin do të ndodhte më tragjikja, të vdes ndonjë njeri. Unë apeloj që në mënyrë seioze të merren me ato që kanë ndodhur dje dhe sigurisht vlerësoj se ata janë rrezik për qytetarët e Kumanovës dhe për të gjithë qytetarët në Republikën e Maqedonisë, sepse ai tashmë e ka makinën dhe mund t’a bëjë të njejtën që e ka bërë tek tashmë I ndjeri Almir Aliu, por mund të ndodh që çdo qytetarë të jetë viktimë e sjelljes së tyre.“

I ftuar në emisionin VOX ishte edhe babai I Almir Aliut, i cili foli mbi atë se si familja e tij e ka pritur vendimin dhe si e vlerëson sjelljen e Bojan Iliqit para Gjykatës së Kumanovës dhe vëllaut të tij pas daljes nga burgu. /albeu.com/