Avokatët e Contes takohen me drejtuesit e Chelsea, italiani drejt Real Madrid

Antonio Conte duket se do të jetë zëvendësuesi i Julen Lopeteguit tek skuadra e Real Madrid.

Sport

21/10/2018 14:42

Pas startit katastrofal të sezonit nga Lopetegui, spanjolli është shumë pranë shkarkimit, transmeton lajmi.net.

Trajneri që pritet ta zëvendësoj atë është Antonio Conte, ish trajneri i Chelsea.

Sot, avokatët e tij janë takuar me drejtuesit e Chelsea, pasi skuadra nga Londra i detyrohet para trajnerit italian, shkruan “Il Giornale”.

Conte u shkarkua nga pozita e trajnerit para skadimit të kontratës gjë që e obligon Chelsean t’i paguaj dëmshpërblim.

Meqë kontrata e tij vazhdon, avokatët po mundohen ta shkëpusin që gjithçka të jetë gati për kalimin në Madrid. /Lajmi.net/