Avokado, një ushqim i çmuar për shëndetin

Përdorimi i avokados ofron shumë përfitime shëndetësore.

Lifestyle

06/04/2016 15:24

Ka një vlerë ushqyese dhe i përket të njëjtës familje si kanella. Avokado ka origjinën nga Meksika, ka vlerë mbresëlënëse ushqyese dhe përmban shumë vitamina esenciale dhe minerale si vitamina C, E, B1, hekur, kalium, kalcium, zink, magnez, fosfor, mangan dhe sodium.

Duke qenë të pasura me fibra, avokado ndihmon të humbisni peshë dhe ndihmon në metabolizmin dhe rregullon sheqerin në gjak . Gjithashtu mbron shëndetin e syve. Një studim i fundit është kryer me 50 gra që kanë konsumuar avokado për një muaj.

Në fund të studimit kanë konstatuar se është zbritur niveli i kolesterolit, tiglicidet janë ulur dhe folatet për 23%. Sipas shumë studimeve avokado parandalon kancerin e gjirit, pengon rritjen e tumorit dhe eliminon qelizat kancerogjene.