Avokado mund të ndihmoj në luftimin e disa llojeve të kancerit

Gjashtëdhjetë përqind të amerikanëve pretendojnë se kanë avokado në listën e ushqimeve të tyre të preferuara, kjo mund të jetë njëjtë edhe për juve. Por, nuk është gjithçka tek shija dhe preferenca, avokado gjithashtu mund të ndihmojë edhe në parandalimin e kancerit të gjirit.

Lifestyle

19/06/2018 18:24

Avokatin B dhe Carotenoidet në Avokado luftojnë kancerin:

Avokadot përmbajnë dhjetra përfitime për shëndetin, madje prania e fitonitrateve mund të luftojë qelizat e kancerit.

Një substancë në Avokado është ‘Avokatin B’. Kjo është një lloj yndyre unike për këtë frut, dhe sipas një raporti të botuar në revistën ‘Cancer Research’ në vitin 2015, është gjetur se ‘Avokatin B’ lufton leukeminë akute mieloide, një formë e rrallë e kancerit, transmeton lajmi.net

Hulumtuesit e studimit kanë treguar se kjo substancë është në gjendje të heqë jo vetëm qelizat e rregullta të kancerit, por edhe qelizat burimore, ndërsa qelizat e shëndetshme mbetën të paprekura.

Rëndësia e barabartë në rrugn e parandalimit të kancerit janë edhe llojet e karotenoideve antioksiduese që gjenden në avokado. Ju mund të mbani mend edhe karotenoidet në karrota dhe fruta të tjera.

Sipas komisionit, avokadot përmbajnë 11 lloje të ndryshme të karotenoideve. Luteina është një lloj që hulumtimi ka treguar se mund të ndikojë direkt në qelizat e kancerit. Ndërsa vetëm luteina është zbuluar se zvogëlon rrezikun e kancerit të prostatës në studimet e mëparshme.

Antioksidantët në Avokado reduktojnë rrezikun e kancerit të gjirit:

Nuk ka studime të kryera për avokadon dhe kancerin e gjirit direkt. Rezultatet nga studimet e kancerit të prostatës të përmendura më lart, megjithatë janë të rëndësishme për të gjithë ata që janë në rrugën e shërimit të kancerit të gjirit. Disa nga mekanizmat njëkohshëm që shkaktojnë kancerin ekzistojnë edhe për kancerin e gjirit, si në shumicën e kancereve riprodhuese tek burrat dhe gratë.

Disa studime tregojnë se luteina ka të bëjë edhe me parandalimin e kancerit të gjirit drejtëpërdrejtë. Sipas Studimit, ushqimet si kale, spinaqi dhe avokado mud të ulin rrezikun e kancerit të gjirit. Një studim kinez i vitit 2014 gjithashtu zbuloi se nivelet më të larta të serumit të luteinit ishin të lidhura me ulje prej 51% të rrezikut të prekjes nga kanceri i gjirit.

Sikur e gjithë kjo të mos ishte e mjaftueshme, avokadot janë gjithashtu një ushqim me shumë fibra, përmbajnë sasi të konsiderueshme të ushqyesve thelbësorë si vitamina B dhe kaliumi, mund të ndihmojnë që flokët dhe lëkura të shkëlqejnë dhe janë të mira për shëndetin e përgjithshëm të trupit.