Avni Kastrati: Prokuroria ta hetojë Agim Bahtirin (Video)

 “Agim Bahtiri në vitin 2013 e ka deklaruar për Agjensionin Anti Korrupsion një veturë të vitit 2008 në vlerë prej 100 mijë euro, në dokumentacion ka kredi prej vlerë deri në 450 mijë euro. Pas një viti veturën e njëjtët e ka paraqitur në vlerë prej 11 mijë euro”, kështu ka thënë kryetari i degës së PDK-së, Avni Kastrati në Euro Tribuna.

Lajme

28/12/2015 22:12

Sipas Kastratit, deklarimet e Bahtiri nuk janë në përputhje me të vërtetën, pasi ai po vepron në të kundërten.

“Qytetarëve iu ka thënë se i ka milionat dhe s’ka logjikë që një njeri i pasur të ketë kredi deri në 450 mijë euro në bankë. Ai ka përfituar deri në 26 mijë euro në muaj dhe kjo çështje duhet të shkojë në prokurori”, ka thënë ai./Gazeta Tribuna/

YouTube player