Avni Kastrati pranon rezultatin

PDK’ja në Mitrovicë pranoi rezultatin e zgjedhjeve por tregoi edhe njëherë fakte se vota e tyre është deformuar duke prodhuar si e tillë një kryetar që s’ka qenë vullnet i qytetarëve.

Lajme

06/12/2013 12:48

Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, në Mitrovicë, thanë se PZAP ka hedhur poshtë ankesën e PDK’së pa i shqyrtuar të gjitha faktet dhe duke kërkuar fakte aty ku nuk janë.

Avni Kastrati, kryetar i Degës së PDK’së në Mitrovicë, ka thënë se i pranon të gjitha rezultatet e dala nga ky votim duke respektuar institucionet e Kosovës edhe pse qytetarët e Mitrovicës janë ata që janë dëmtuar.

“Jam tejet i shqetësuar për iluzionet e krijuara gjatë fushatës elektorale të cilat mund të prodhojnë pakënaqësi dhe destabilizime të rënda te qytetarët”.

“Premtimet prej 300 milion euro investime për qytetin e Mitrovicës dhe për 15 mijë vende të reja pune kam frikën se do të harrohen shpejt nga kryetari i ardhshëm”.

Kastrati premtoi se do të vazhdojë të jetë afër mitrovicasve ashtu siç kanë qenë qytetarët me të për shumë vjet dhe jo vetëm gjatë kohës sa ka qenë ai Kryetar i Komunës.