Avionin e rrëzoi ndihmës/piloti (Video)

Kapiteni, njëri nga dy pilotët e avionit të kompanisë ajrore, Germanëings, që u rrëzua të martën në Alpet franceze, e kishte lëshuar kabinën, por kur ai u kthye, nuk mundi të futej më brenda saj. Bashkë-piloti, pra zëvendësi i tij, sipas audio-incizimeve, e kishte për qëllim të rrëzojë avionin.

Bota

26/03/2015 13:57

Prokurori francez, Marseille Brice Robin, duke u mbështetur në informacionin e mbledhur nga “kutia e zezë”, e cila regjistron zërat brenda avionit, tha se bashkë-piloti ishte i vetëm në kabinë. Sipas prokurorit, ai qëllimisht ka filluar të drejtojë avionin drejt tokës, ndërsa piloti ishte mbyllur jashtë.

Robin ka thënë se kishte heshtje absolute në kabinë, derisa piloti luftonte për të hapur derën dhe për tu futur brenda saj. Ai ka thënë se në audi-incizim dëgjohen edhe ulërimat e udhëtarëve pak para përplasjes.

“Bashkë-pilot, i quajtur Andreas Lubitz, 28 vjeç, ishte i gjallë deri në përplasje, por nuk kërkoi ndihmë, nuk lejoi që piloti të futej në kabinë dhe më qëllim e drejtoi avionin drejt tokës”, ka thënë Robin, njofton BBC, raporton lajmi.net.

Andreas Lubitz, ndihmës piloti që rrëzoi qëllimisht avionin me 150 udhëtarë në Alpet franceze
Andreas Lubitz, ndihmës piloti që rrëzoi qëllimisht avionin me 150 udhëtarë në Alpet franceze

 

Airbus 320, i cili po fluturonte nga Barcelona në Duseldorf, nuk dha asnjë sinjal alarmi, edhe pse ishte në rënie për tetë minuta derisa goditi Alpet. Të afërmit e 150 pasagjerëve dhe ekuipazhit që vdiqën të martën, vazhdojnë të shkojnë për të vizituar vendin e ngjarjes, ndërkohë që një ditë më parë aty ishin edhe kreret më të lartë të shtetit gjerman, francez dhe atij spanjoll.

Shefi Germawings, Thomas Winkelmann, ka thënë se 72 pasagjerë që ndodheshin në fluturim 4U 9525 ishin shtetas gjermanë, duke përfshirë edhe 16 nxënës të kthyer nga një udhëtim i këmbimit të nxënësve. Sipas tij, 51 prej të vdekurve ishin spanjoll, ndërsa viktimat tjera ishin nga Australia, Argjentina, Britania, Irani, Venezuela, SHBA, Holanda, Kolumbia, Meksika, Japonia, Danimarka dhe Izraeli.

Lufthansa, degë e së cilës është kompania Germanwings, nuk ka publikuar ende emrat e  pilotëve, vetëm se ka bërë të ditur që njëri prej tyre ishte punësuar në shtator të vitit 2013, direkt pas trajnimit, dhe kishte fluturuar 630 orë. Ndërsa kapiteni, sipas kësaj kompanie, kishte më shumë se 6000 orë të përvojës si pilot, dhe se kishte qenë me Germanwings që nga maji i vitit 2014, ndërsa më parë kishte punuar për Lufthansa dhe Condor. /lajmi.net/

 

YouTube player