Avioni rus sulmon forcat siriane të mbështetura nga SHBA-ja

.

Bota

25/09/2017 13:32

Forcat ushtarake siriane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara kanë thënë se avionët luftarakë rus kanë sulmuar provincën Deri al- Zour të hënën, afër fushës së gazit që ata e kishin rimarrë nga grupi ekstremist, Shteti Islamik në ditët e fundit.

Forcat Demokratike Siriane (SDF), aleancë kurde dhe arabe kanë thënë se sulmi ka vrarë një ushtarë dhe ka lënduar dy të tjerë.

Nuk ka pasur reagime të menjëhershme nga Moska.

Rusia dhe SHBA-ja mbështesin ofenziva të ndara kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, në lindje të Sirisë.