Aventurat e presidentit kontrovers rus në Siberi (Foto/Video)

Presidenti rus Vladimir Putin ka kaluar më shumë se dy orë, duke shëtitur në liqenin Tyve, gjatë pushimeve të shkurtra siberiane. Ai bëri një udhëtim dyditor dhe nuk ka denjuar të tregojë format trupore për kamerat.

Bota

05/08/2017 18:48

Putini kaloi dy orë duke u zhytur në thellësinë e liqenit siberian. Presidenti rus duroi ujërat e ftohta të liqenit për të kapur disa nga pamjet e pabesueshme të ekspeditës së tij të peshkimit.

Ai u shoqërua nga ministri i mbrojtjes Sergej Shoigu, udhëheqësi i Tyva Sholban Kara-ool dhe kreu i Republikës së Khakassisë, Viktor Zimin.

“Më 1-3 gusht, në rrugën e tij për në Blagoveshchensk, Putini bëri një ndalesë afro dy ditore në Tyva, në jug të Siberisë, për të ecur në një pyll të dendur dhe për të gjuajtur peshk në liqenet malore”, tha Peskov.

Gjatë udhëtimit të tij të shkurtër në Siberi, Putini gjithashtu mori pjesë në një ceremoni në liqenin Bajkal, një nga më të mëdhenjtë në botë. Putin shfrytëzoi rastin për të takuar edhe një përfaqësi biznesi në qytetin Blagoveshchensk i cili shtrihet afër kufirit kinez.