Aventura e paharruar e Bleros dhe Afronës në Nju Jork

Një periudhë në të cilën e gjithë familja bëhet bashkë është ajo e festave.

ShowBiz

25/12/2017 09:22

Artistët janë ata që për shkak të angazhimit të vazhdueshëm me koncerte bëjnë që në shumicën e kohës të jenë larg më të dashurve të tyre, shkruan lajmi.net.

Këngëtari Blero Muharremi ka lënë pas çdo aktivitet dhe ka shfrytëzuar fundvitin që të relaksohet larg Kosovës.

Ai dhe e fejuara e tij, Afrona Dika kanë udhëtuar drejt Nju Jorkut ku edhe po kalojnë momente të paharruara, e këtë gjë më së miri e tregojnë imazhet të cilat çifti i sjell vazhdimisht në rrjete sociale dhe në të cilat duken shumë të lumtur.

Kujtojmë që kënga e fundit nga Blero është “Mbylli sytë”, këngë kjo e publikuar gjatë muajit nëntor. /Lajmi.net/