Avdullah Hoti sulmon Haradinajn: Nuk vrapojmë me dekada për tu bërë kryeministër

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti është duke zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë e LDK-së në qytetin e Prizrenit.

Lajme

27/05/2017 13:43

Ai e ka shfrytëzuar këtë takim që të sulmojë liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Programi jonë është kontratë me qytetarët, nuk vrapojmë pas posteve. Nuk vrapojmë me dekada për tu bërë kryeministër”, deklaroi Avdullah Hoti, transmeton lajmi.net

Ai ka besimin që e ka marrë do ta shpërblejë, duke e dëguar Kosovën përpara.

“Kam marrë besimin dhe do ta shpërblejë. Ne jemi brezi i ri i Republikës, ne do ta çojmë Kosovën përpara”, tha ai.

Avdullah Hoti gjithashtu ka premtuar se brenda një kohe të shkrutër, buxheti i Kosovës do të shkojë në tre miliardë euro.

Në këtë takim ishin prezentë edhe kandidat për deputetë nga rajoni i Prizrenit, dhe rajonet e tjera. /Lajmi.net/