Avdullah Hoti refuzon “Debatin Përnime”

Debati zgjedhor “Debat Përnime”, për përballjen e fundit kishte parashikuar t’i ftonte kandidatët për kryeministër nga tri partitë kryesore që të shpalosin përball njëri tjetrit programet dhe synimet për qeverisjen e re, mirëpo vetëm Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj kanë pranuar.

Lajme

09/06/2017 20:43

Ishte kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ai që kishte refuzuar pjesëmarrjen në fillim, pasi kishte konsideruar se kandidatët nga partitë e tjera për postin e kryeministrit nuk janë të denjë për të.

Ndërsa tani kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti nuk ka pranuar ftesën me justifikimin që nuk ka nevojë t’i drejtohet qytetarëve dhe drejtuesve.

Ndryshe, se gjatë debateve që u zhvilluan këto javë, Partia Demokratike e Kosovës refuzoi pjesëmarrjen, pasi kishte kërkuar më tepër hapësire kohore.

Ju rikujtojmë që gjatë kësaj fushate zgjedhore asnjëherë të vetme nuk janë përballur mes vete në ndonjë debat tre kandidatet për kryeministër te Kosovës.