Avdullah Hoti mbledh deputetët e LDK-së, raporti i Bulliqit temë diskutimi

Grupi Parlamentar i LDK-së është mbledhur para pak minutash me kërkesë të shefit të tyre, Avdullah Hotit.

Lajme

22/02/2018 20:36

Një zyrtari i LDK-së i ka thënë lajmi.net se takimi është thirrur urgjent pas takimit që ka pasur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me partitë politike.

“Temë diskutimi do të jetë raporti i Shpejtim Bulliqit, që LDK e konsideron kontradiktor”, ka thënë një zyrtar i LDK-së për lajmi.net.

Lajmi.net mbrëmë raportoi se LDK-ja nuk do ta votojë demarkacionin nëse i bashkëngjitet raporti i Shpejtim Bulliqit.

Sot seanca që u thirr për ta votuar demarkacionin u shty për nesër në ora 10./Lajmi.net/