Avdullah Hoti i ashpër me Haradinajn: Lem të flas se boll fole ti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj kryeministrit Haradinaj, i cili u tha se marre që LDK po kërkon heqjen e raportit të Bulliqit.

Lajme

23/02/2018 11:13

Hoti ka thënë se është marre për një kryeministër që përdor atë fjalorë në Kuvend.

Tutje ai ka thënë se nuk do ta votojnë demarkacionin nëse nuk merret parasysh propozimi i LDK-së, raporton lajmi.net.

“Mu vjen keq që kryeministri i vendit tim del ne foltore edhe… lem, lem të flas se boll fole ti”, ishin fjalët e Hotit kur Haradinaj replikoi teksa mori fjalën ai.  /Lajmi.net/