Avdijaj përjashtohet nga Schalke 04 (FOTO)

Donis Avdijaj ka një problem të madh.

Sport

25/07/2017 13:32

Donis Avdijaj është në telashe. Sipas “Bild”, sulmuesi 20-vjeçar i përfaqësueses së Kosovës është lënë jashtë listës së ekipit që do të udhëtojë drejt Austrisë për fazën përgatitore.

Ai ishte pjesë e skuadrës gjatë udhëtimit në Kinë, por nuk ka arritur ta bindë trajnerin që e ka kuptuar sjelljen e gabuar të disa ditëve më parë në lidhje me vonesën e paraqitjes në stërvitje.

Gjithashtu Avdijaj thuhet se nuk ka bindur as me gjendjen fizike të treguar në fazën pëgaditore në Kinë, përcjell “Express”.

Eksperienca e 20-vjeçarit me Shalken duket shumë pranë fundit tashmë, por ende nuk dihet nëse klubi gjerman do ta dërgojë në skuadrën U-23, do ta huazojë apo do ta shesë.