Avdijaj larg Schalkes, përmes një fotografie e zbulon skuadrën e re (FOTO)

.

Sport

21/08/2017 19:23

E ardhmja e Donis Avdijaj është larg Schalkes.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, do të largohet nga gjermanët e Schalkes, për t’u rikthyer në Austri, te Strum Graz.

20 vjeçari që së fundi është përjashtuar nga skuadra e Schalkes pas problemeve me trajnerin, në llogarinë e tij në Facebook, ka postuar një fotografi nga koha kur ishte pjesë e skuadrës austriake si i huazuar, duke paralajmëruar rikthimin atje.

Avdijaj ka qenë pjesë e Strum në sezonin 2015/2016, me të cilën skuadër në 45 ndeshje shënoi 13 gola./Lajmi.net/