Avdijaj: Kjo ishte arsyeja e humbjes nga Islanda

Donis Avdijaj ka analizuar humbjen e Kosovës nga Islanda.

Sport

25/03/2017 09:57

Donis Avdijaj  ka thënë se Islanda mposhti Kosovën me rezultat 2:1 duke shfrytëzuar rastet e vetme që kishte gjatë ndeshjes së tyre në Shkodër.

“Ne e kemi udhëhequr lojën dhe ishim dominues gjatë tërë ndeshjes, por Islanda në ato dy raste që iu dhanë na ndëshkoi”, tha ai.

“Është e qartë se na duhet pak kohë sepse jemi ekip i ri. Startuam me dy lojtarë të ri, e më pas u inkuadrova edhe unë që do të thotë ishim tre lojtarë që u paraqitëm për herë të parë. Jemi në rrugë të mirë vetëm duhet të kemi durim, sepse ditët e mira do të vijnë”, ka theksuar Avdijaj. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6