Avdijaj e pret me padurim debutimin me Shqipërinë

Superylli i skuadrës së Schalkes i cili vjen nga Kosova, Donis Avdijaj është shprehur i kënaqur që ka zgjedhur kombëtaren e Shqipërisë, duke shtuar se e pret me padurimin debutimin me fanellën kuqezi.

Sport

13/10/2014 13:21

Gjatë ditës së djeshme është konfirmuar nga gazeta Arena se Donis Avdijaj ka refuzuar Gjermaninë vetëm për të luajtur me kombëtaren e Shqipërisë.

Talenti 18 vjeçar dëshiron ti kompletojë sa më shpejt dokumentacionet, në mënyrë që të debutojë me fanellën kuqezi.

“Ky ishte vendimi im dhe mendoj se është vendim shumë i duhur. Unë kam zgjedhur Shqipërinë duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës që më ka dërguar kjo kombëtare”.

“Ky është vendimi im përfundimtar. Më mirë të kem pas shpinës popullin tim sesa popullin e huaj. Tifozat kuqezi janë të shkëlqyer dhe i japin përkrahje të madhe lojtarëve, që ka qenë njëra ndër arsyet që kam pranuar Shqipërinë”.

“Menzi e pres debutimin me këtë fanellë”, përfundoi talenti i Schalkes intervistën e tij për Koha Ditore.

Klauzola e blerjes së Avdijajt është plotë 50 milionë euro, ndërsa për të interes të madh ka shfaqur tash e një kohë të gjatë, skuadra e Liverpoolit.