Avdijaj dhe Zeneli shënojnë në Kupën e Holandës

Donis Avdijaj dhe Arbër Zeneli kanë shkëlqyer në Kupën e Holandës, duke shënuar dy gola, respektivisht një.

Sport

31/10/2018 21:54

Yjet e Përfaqësueses së Kosovë kanë qenë protagonist në fitoret e skuadrave të tyre.

Donis Avdijaj ka kontribuar me dy gola në fitoren e Willem II ndaj Spakenburg.

Willem II e fitoi këtë ndeshje 5:0, ndërsa Avdijaj shënoi në minutat 53’ dhe 59’.

Golin në Kupën e Holandës e ka gjetur edhe Arbër Zeneli.

Zeneli ka shënuar në minutën e 49’ në fitoren 1:3 të Heerenveen në udhëtim te Groene Ster./Lajmi.net/