Avdiaj refuzon Gjermaninë për Shqipërinë

Talenti shqiptar, Donis Avdiaj ka refuzuar kombëtaren e Gjermanisë vetëm për të veshur fanellën me ngjyrat kuqezi.

Sport

12/10/2014 12:44

Donis Avdiaj i cili është në moshën 18 vjeçare dhe luan për fanellën e Schalkes, ka vendosur që të refuzojë kombëtaren e Gjermanisë, vetëm për të veshur fanellën me ngjyrën kuqezi.

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta Arena, ku shkruhet se Avdiaj i ka dërguar një mesazh trajnerit De Biasi, duke i bërë me dije se ai ka vendosur që të luajë për kombëtaren e Shqipërisë.

Për më tutje, gazeta Arena raporton se në bindjen e Avdiajt për këtë vendim, ka pasur edhe ish-kapiteni i skuadrës së Shqipërisë aktualisht ndihmës i De Biasit, Altin Lala.

Avdiaj është një talent në rritje e sipër. Ai është përfshirë në skuadrën e parë të Schalkes këtë sezon në Bundesliga, ndërsa më parë ka luajtur edhe për kombëtaren e Gjermanisë të moshave të ulëta.

18 vjeçari posedon një talent të madh, ndërsa këtë gjë më së miri e vërteton edhe klauzola e blerjes së tij e cila është plotë 50 milionë euro.

Avdiaj është lindur në qytetin e Kosovës, Istog, ndërsa për të kohëve të fundit interes të madh ka shfaqur skuadra angleze, Liverpooli.