Avantazhet e Galaxy S7 ndaj iPhone

Samsung ka zyrtarizuar dy pajisje të reja, Galaxy S7 dheGalaxy S7 Edge.

Auto & Tek

23/02/2016 17:28

Është ende herët për të folur me detaje të sakta për pajisjet e reja të kompanisë koreano-jugore, por në kaq pak kohë forumet teknologjike kanë mundur të bëjnë një diferencë duke na sjellë disa përparësi që ka linja S7 e Galaxy në krahasim me rivalin iPhone të kompanisë Apple.

Apple nuk jep garanci që iPhone 6 i reziston ujit, ndërkohë që Samsung testoi me sukses tek dy pajisjet e reja, që mund të qëndrojnë në thellësinë 1 metër nën ujë për 30 minuta dhe sapo dalin në sipërfaqe të vazhdojnë të punojnë normalisht.

Karikohet më shpejt. Koha e karikimit nuk dihet ende, por Samsung ka premtuar që ajo pritet të jetë më pak se ajo e S6. Një S6 karikohet plotësisht për 2 orë, ndërsa një iPhone 6S kërkon rreth 3 orë për t’u rimbushur. Gjithsesi, përfitimi kryesor është se bateria e Samsung mbushtet 60 përqind për 30 minuta karikim.

Samsung S7 mund të karikohet përmes WiFi-së pa fishë dhe me një shpejtësi më të madhe se normalja.

Kamera e Galaxy S7 merr autofokusin më shpejt se ajo e iPhone 6s.

Galaxy S7 shkrep imazhe më cilësore në errësirë sesa rivali iPhone 6s.

Galaxy S7 është i pajisur me vend për kartë memorie të jashtme (microSD), që u vjen në ndihmë të gjithë atyre që u duhet më shumë hapësirë për të ruajtur gjërat personale duke mos fshirë asgjë.

Galaxy S7 ka një bateri më të madhe. S7 është i pajisur me një 3000 mAh, ndërsa S7 Edge me 3600 mAh. Një krahasim praktik për jetëgjatësinë e tyre me të iPhone nuk është bërë ende, por sigurisht, që si rregull, duke qenë me kapacitet më të fuqishëm, duhet të zgjasin më shumë në kohë se iPhone. /albeu.com/