Avantazhet dhe disavantazhet e eliminimit të mishit

Nëse po mendoni të bëheni vegjetarianë, fillimisht duhet të dini se kush do të jenë pasojat e këtij vendimi. Sigurisht që ka të mira, por ka edhe të këqija. E nisim në fillim nga të këqijat.

Lifestyle

06/10/2016 19:33

Mund të humbni shijen – Nëse nuk hani më mish, do të keni mungesë zinku, që është një mineral i nevojshëm për shumë funksione në trupin tonë, përfshi edhe në shijimin e gjërave. Duhet kohë dhe vullnet për të ecur përpara pa mish në dietën tuaj.

Muskujt do të rekuperohen më ngadalë – Proteinat janë thelbësore për të ndërtuar muskujt, për t’i ruajtur dhe për t’i sjellë në vete pas stërvitjes. Proteinat merren edhe nga perimet, por proteinat e perimeve duan pak më shumë kohë për të bërë punën e tyre. Për ata që stërviten rregullisht, është më e vështirë që të heqin dorë nga mishi.

Ju duhen suplemente – Do të keni mungesë hekuri, zinku, kalciumi dhe vitamine B12. Për këtë arsye, do t’ju duhen suplemente.

Tani, le të shohim të mirat e eliminimit të mishit nga dieta juaj:

Mund të humbni peshë – Të bëhesh vegjetarian bën që të humbni peshë.

Fitoni baktere të mira – Trupi ynë ka enzima tretëse që merren nga proteinat e mishit dhe perimeve. Kjo gjë nuk ndryshon kur nuk ha më mish, por karbohidratet e patretshme të perimeve mund të ndryshojnë bakteret në zorrët tuaja. Këto karbohidrate të reja mund të ndihmojnë në rritjen e numrit të baktereve të shëndetshme në zorrë. Duke qenë se duhet pak kohë që zorrët të mësohen me ushqimin e ri, mund të ndiheni pak të fryrë fillimisht. Por, kini durim dhe do të mësoheni.

Jeni të mbrojtur nga sëmundjet e zemrës – Studime të shumta kanë treguar se vdekjet nga sëmundjet e zemrës janë 24% më pak te vegjetarianët në krahasim me njerëzit që hanë mish./tch