“Avancon” komuna e Klinës, mbahet aktiviteti “Ditët e Kulturës Japoneze”

JICA Alumni Asociacioni i Kosovës, nën mbështetjen e Agjencionit Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar ( JICA), si dhe në bashkëpunim me Komunën e Klinës - Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë organizuar manifestimin kulturor, “ Ditët e Kulturës Japoneze”, që do të mbahet më 20 janar 2018 në sallën e Qendrës së Kulturës “ Jehona e Dukagjinit” në Klinë, duke filluar nga ora 11:00.

Lajme

19/01/2018 11:01

Sipas njoftimit të Komunës së Klinës, ky aktivitet zhvillohet çdo vit, ndërsa sivjet nikoqire është Klina. Ndër të tjera në këtë manifestim do të ketë fjalë rasti nga kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, përfaqësues të Organizatës JAAK e tjera.

Më këtë rast po ashtu do ketë edhe një program artistik, me pika muzikore dhe valle nga nxënës të Klinës, njëherësh do të shtrohet edhe sofra me ushqime tradicionale japoneze, demonstrim të sportit-karate dhe aktivitete tjera. Përmes monitorit, të pranishmit, do të kenë mundësi të dëgjojnë edhe mesazhin e Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Japoni, Leon Malazogu.

Ky aktivitet organizohen nën moton “ Për një të nesërme më të mirë për të gjithë”, dhe synon thellimin e bashkëpunimit në mes Komunës së Klinës dhe popullit japonez. Qeveria e Japonisë, vitin e kaluar ka ndihmuar QKMF-në “ Nënë Tereza” në Klinë me pajisje mjekësore dhe autoambulancë. /Lajmi.net/