Autostrada me pagesë: Shqiptarët andej e këndej kufirit e kundërshtojnë

Autostrada e Kombit, pjesa në territorin e Shqipërisë do të bëhet me pagesë, dhe ajo do të kushtojë 5 euro për secilin automjet që kalon në të. 

Lajme

01/11/2014 20:29

Por ky vendim i qeverisë shqiptare, nuk po u pëlqen banorëve andej e këndej kufirit.

Banorët e Shqipërisë në zonën kufitare me Kosovën, thonë se ky vendim i qeverisë së tyre është i padrejtë, pasi autostrada nuk është ndërtuar me koncesion, por me paratë e mbledhura nga taksat e qytetarëve.

Ata thonë se gati çdo ditë udhëtojnë për në Tiranë, dhe nuk kanë para për të paguar pasi në fund të muajit, kosto do të ishte shumë e lartë.

Sikurse qytetarët e Shqipërisë, edhe ata të Kosovës, janë kundër këtij vendimi, por qeveria e Kosovës, nuk mund të ndërmarrë asgjë në këtë drejtim.

Ministri i Transportit Fehmi Mujota ka thënë për Klan Kosova, se pjesa kosovare e autostradës do të vazhdojë edhe për një kohë të jetë pa pagesë, e sa i përket pjesës së Shqipërisë, kjo është çështje në të cilën nuk mund të ndërhyjë.