Autostrada “Arbër Xhaferi”, përfundon në vitin 2018

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka nënshkruar kontratën me kompaninë Bechtel Enka për përfundimin e Autostradës “Arbër Xhaferi” deri në fund të vitit 2018.

Lajme

27/09/2017 14:26

Ministri Lekaj tha se nënshkrimi i kësaj kontrate do ti jep epilogun përfundimtar ndërtimit të kësaj autostrade.

“Sot nënshkrova aneks-kontratën e cila i jep epilog përfundimtar ndërtimit të Autostradës “Arbër Xhaferi”.

Ne u zotuam që do t’i qëndrojmë kontratës në kuptimin e përmbushjes së obligimeve që na takojnë si Qeveri e Kosovës dhe në të njëjtën kohë kërkuam dhe morëm premtimin nga Riyadh Alkhazraji, Drejtor i Projektit, që punimet do të përfundojnë në afatin e paraparë. Kjo autostradë, si njëra nga më kryesoret që e lidhë Kosovën me korridoret pan-evropiane, do të përfundojë në dhjetor të vitit të ardhshëm.

Mënyra më e mirë për t’i shërbyer qytetarit është duke i mundësuar kushte moderne dhe të sigurta, siç është kjo autostradë, e cila do të përurohet në vigjilje të festës së vitit të ri 2019”, tha Lekaj  thuhet në komunikatën e ministrisë./Lajmi.net/