“Autosport” shpall 10 pilotët më të mirë të vitit

Në listë ka pilotë të Formula 1, IndyCar, Rally, NASCAR, Formula E dhe shumë të tjera.

Sport

15/12/2017 12:04

Për tifozët e garave, ajo e “Autosport”-it është një nga listat më të pritura të vitit.

Pasi mbarojnë të gjitha kompeticionet, një nga revistat më prestigjioze të automobilizmit zgjedh ata që, sipas saj, kanë qenë pilotët më të spikatur të të gjitha kategorive të mundshme.

Në listë ka pilotë të Formula 1, IndyCar, Rally, NASCAR, Formula E dhe shumë të tjera, shkruan “Tch”.

Renditja: 

  1. Lewis Hamilton, kampion i Formula 1
  2. Max Verstappen, i gjashti në Formula 1
  3. Sebastian Vettel, i dyti në Formula 1
  4. Fernando Alonso, i 15 në Formula 1 dhe “rookie” më i mirë në Indy 500
  5. Sebastien Ogier, kampion i Rally
  6. Josef Newgarden, kampion i IndyCar
  7. Daniel Ricciardo, i pesti në Formula 1
  8. Martin Truex Jr., kampion i NASCAR
  9. Sebastien Buemi, i dyti në WEC dhe Formula E
  10. Charles Leclerc, kampion i F2