Autoshtëpia “SIQANI” vazhdon traditën, sjell modelet më të reja nga OPEL

Autoshtëpia “SIQANI” si çdo herë tjetër, ekskluzivisht sjell në tregun e Kosovës modelet e reja nga marka e njohur OPEL.

Auto & Tek

27/07/2017 16:48

Viti 1989 ishte viti i krijimit të një kompanie e cila përpos që ishte e para e llojit të saj në Kosovë, ishte edhe një ndër të parat kompani në sektorin privat. Bëhet fjalë për Autoshtëpinë “SIQANI” e cila tashmë ka mbi 27 vite që operon në tregun kosovar. 3 vjet pas themelimit, Autoshtëpia “SIQANI” arrin të jetë përfaqësues i markave të njohura VW dhe Audi.

Në vitin 1996, kur gjiganti i veturave “OPEL” po synonte që të futej në tregun e Ballkanit, autoshtëpia “SIQANI” merr licensën si përfaqësues i autorizuar, license të cilën e posedon edhe tani, 20 vjet më pas.

Vlenë të theksohet se si autosalloni i parë në Kosovë, “SIQANI” ka arritur të fitojë besimin për servisimin dhe shitjen e veturave jo vetëm tek personat fizik, por edhe tek kompanitë private e ato të sektorit publik.
Profesionalizmi dhe siguria që “SIQANI” ju ofron klientëve, ka bërë që trendi i rritjes për këtë kompani të jetë shumë i shpejtë.

1

Përveç serive të reja nga modelet OPEL Astra dhe OPEL Corsa, tani në autoshtëpinë “SIQANI” mund ti gjeni edhe modelet e reja, INSIGNIA dhe CROSSLAND X.


OPEL INSIGNIA


OPEL CROSSLAND X

Vlenë të ceket se në Autoshtëpinë “SIQANI” mund të gjeni edhe goma nga prodhuesit e famshëm botëror si: Michellin, Pirelli, Continental etj. Dhe në goma verore ka zbritje marramendëse.

 

Autoshtëpinë “SIQANI” tanimë mund ta gjeni me lokacion të ri në magjistralen Prishtinë-Ferizaj në kilometrin e tetë.

ARTIKULL I SPONZORIZUAR