Autoshkollën në Holandë e paguani me seks

Nuk keni para për të marrë patentën?

Fun

13/01/2016 00:52

Në Holandë ka mënyra jokonvencionale që ua mundësojnë diçka të tillë: Mund të paguani me seks.

Por duhet të plotësohen dy kushte.Industria e seksit është shumë e përhapur në këtë vend.

Por ministria e Drejtësisë dhe ajo e Transportit thonë se nuk bëhet fjalë për prostitucion, por për një shkëmbim tregtar. Dy kushtet që duhet të plotësohen janë këto: së pari, palët duhet të jenë mbi 18 vjeç; dhe së dyti, propozimi për shkëmbimin e orëve të mësimit të makinës me seks, duhet të dalë nga instruktori.

Ndryshe mund të quhet prostitucion. Në Roterdam duken të shumtë njerëzit që janë të gatshëm për këtë shkëmbim.

Por sa seks duhet të bëni për një orë mësim? Kjo mbetet një negociatë individuale.