Autoritetet franceze: Incidenti mund të jetë i lidhur me ISIS-in

Para rreth një ore në Francë ka ndodhur një incident ku një shofer ka tentuar që me makinë të shtypë disa ushtarë.

Bota

29/03/2018 10:40

Autoritetet franceze janë hedhur në kërkim të sulmuesit i cili është arratisur menjëherë me makinën e tij, transmeton lajmi.net

Ndërsa siguria franceze është kontaktuar në lidhje me rastin dhe kanë deklaruar se gjithçka po trajtohet seriozisht pasi sulmi mund të ketë qenë terrorist.

Në të kaluarën Franca është përballur me sulme terorriste që kanë shkuar në fatalitet andaj edhe presidenti francez, Emmanuel Macron ka kërkuar që të merret çdo masë serioze./Lajmi.net/