Autori i vrasjes së sotme në Rahovec, vazhdon të jetë në arrati (Foto)

Policia e Kosovës ka identifikuar autorin e vrasjes së një 39 vjeçari, të ndodhur rreth orës 10:50 minuta në një kafiteri në qendër të Rahovecit, por ai vazhdon ende të jetë në arrati.

Lajme

23/10/2015 18:20

Policia bën të ditur se ai është personi me inicialet M.SH i lindur në vitin 1974, dhe punëtor i PTK-së në Rahovec.

Vrasja ka ndodhur pikërisht përballë vendit të tij të punës, në një kafiteri përballë objektit të PTK-së. Siç mëson lajmi.net, autori është veteran i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku edhe ka humbur një gjymtyrë të trupit të tij, një pjesë të dorës.

Vrasja mësohet se ka ardhur pas një rrahje të ndodhur disa ditë më parë mes anëtarëve të dy familjeve, asaj të viktimës dhe dorasit. /lajmi.net

aa

aaaa