Automjeti special

Inxhinierët francezë nga Lazareth janë krijues të një automjeti me porosi, emri i së cilit është Wazuma V8F Matt Edition. Gjetja e fjalëve të duhura për ta përshkruar këtë veturë të veçantë janë fotografitë që do t’i shihni më poshtë. Ajo nuk i plotëson ndoshta kriteret për t’u quajtur një makinë, por nuk është as…

Auto & Tek

23/12/2013 06:31

Inxhinierët francezë nga Lazareth janë krijues të një automjeti me porosi, emri i së cilit është Wazuma V8F Matt Edition. Gjetja e fjalëve të duhura për ta përshkruar këtë veturë të veçantë janë fotografitë që do t’i shihni më poshtë.

Ajo nuk i plotëson ndoshta kriteret për t’u quajtur një makinë, por nuk është as një kuadrat. Veç kësaj, do të ishte e gabueshme që të kategorizohet tek motoçikletat. Pra, në thelb është një kombinim i këtyre tri të lartpërmendurave.

Ajo që e dimë sigurisht është se ka një motor 3.0-litra V8 Ferrari që prodhon 250 bhp (186 kW), një makinë që peshon jo më shumë se 650 kilogramë.

Lazareth ka njoftuar se ky automjet u ndërtua posaçërisht me porosi dhe se nuk është regjistruar në Francë. Ajo mund të përdoret për qëllime reklamimi apo për t’u ekspozuar.