Automjetet “hi tech” mund të vidhen më lehtë

Media britanike “Daily Mail” ka publikuar së fundi një video, ku shfaqen disa hajdutë që tentojnë dhe ia dalin mbanë të vjedhin një automjet të parkuar, tip Benz Mercedes, brenda vetëm një minute.

Fun

29/11/2017 20:43

Ata përdorin kuti transmetuesish, që lidhen me sinjalin e çelësave të makinës brenda shtëpisë.
Sistemi i automjetit “njeh” komandën sikur po hapet me çelësin e saj, e shumë thjesht dhe shpejt ua bën shumë të lehtë hajdutëve.

Policia vet ka këshilluar pronarët e këtyre automjeve “hi tech” që t’i vendosin çelësat e makinave të tyre sa më larg të munden nga dera e automjetit, ose t’i fusin ato në një kuti metalike, në mënyrë që të bllokojnë tërësisht sinjalin që lëshojnë ato, transmeton Top Channel.

Fatkeqësisht, teknologjia e përparuar duket se ka ndihmuar edhe hajdutët në këtë drejtim.

46b6c9eb00000578-5120385-image-a-15_1511767974426 46baf4cf00000578-5120385-image-a-13_1511767842672-1 46baf4d300000578-5120385-image-a-14_1511767905419