Automekanikët më të shtrenjtë për femra

Një studim i realizuar së fundmi në Britani të Madhe, ka treguar se automekanikët u kërkojnë më shumë të holla femrave sesa meshkujve, edhe përkundër faktit që u kryhet shërbimi i njëjtë në veturat e tyre. Në mbi 182 auto-servisa në gjithë ishullin, është dëshmuar se klientët femra paguajnë mbi 60 euro më shumë se klientët meshkuj.

Fun

06/07/2015 17:38

Eksperimenti ishte fare i thjeshtë, për shembull një veturë e markës Ford Focus prodhim i 2011 me lidhëse të prishur, ishte dërguar për riparim në shumë auto-servise në dhjetë qytete të ndryshme në gjithë Britaninë, ku fillimisht ishin testuar shoferet femra dhe më pas ata meshkuj. Dhe në fund është konstatuar se 8 nga 10 auto-servisët, u kishin kërkuar më shumë para femrave sesa meshkujve, transmeton lajmi.net.

Femrat 2Diskriminimin më të madh e kanë treguar automekanikët nga qyteti i Birminghemit, ku riparimi për klientët meshkuj kushtonte 445 (662 euro), derisa çmimi për femra ishte për 30 për qind më i lartë 582 funte (820 euro). Ndryshime të ngjashme janë shënuar në Mançester dhe Londër.

Qytetet e vetme që e kanë luftuar këtë dukuri negative ishin Edinburgu dhe Shefildi, ku shoferet femra kanë paguar më pak sesa shoferët meshkujt. (lajmi.net)