Autobusi – shtëpi luksoze

Pushuesit që e pëlqejnë idenë e eksplorimit të natyrës, por që rrëqethen nga mendimi se sa ftohtë është jashtë, apo që mund të preken nga insektet, mund të interesohen që ta kalojnë fundjavën apo më gjatë, në një shtëpi-motor, por që do t’ju duhet t’i shpenzojnë 8,000 funte (afro 10 mijë euro) për një natë.…

Lifestyle

10/01/2014 13:00

Pushuesit që e pëlqejnë idenë e eksplorimit të natyrës, por që rrëqethen nga mendimi se sa ftohtë është jashtë, apo që mund të preken nga insektet, mund të interesohen që ta kalojnë fundjavën apo më gjatë, në një shtëpi-motor, por që do t’ju duhet t’i shpenzojnë 8,000 funte (afro 10 mijë euro) për një natë.

Turne-autobusi, i cili dikur përdorej nga yjet e Formula 1 si Jenson Button dhe më pas edhe Jacques Villeneuve, tash po ofrohet si një hotel i veçantë me ‘shtatë yje’.

Ky autobus special ishte ndërtuar për Villeneuve nga kompania amerikane Newell dhe ndoshta krenohet me efikasitetin e ngjashëm të karburantit të një makine F1, falë motorit 500bhp 12 litër, që e lejon atë ta arrijë shpejtësinë deri në 100 km/h.

Mysafirët që i kanë paratë për ta provuar këtë eksperiencë, do të priten me një shampanjë, ndërsa ekipi personal i kamerierëve do të jetë në dispozicionin tuaj 24 orë në ditë.

Ky autobus, në të cilin janë investuar miliona dollarë, mund të shërbeheni ndër të tjera edhe me një limuzinë dhe një helikopter. Gjithashtu, ai posedon televizor plasma 42 inç, kuzhinën e stilit amerikan, një banjo të artë.

Në këtë ‘banesë’ mund të flenë deri në katër persona, ndërsa besohet se mund të jetë shtëpia-motor më e madhe në Britaninë e Madhe. Ngasësi britanik Button e kishte në pronësi këtë autobus për tetë vjet, në periudhën 2003-2011, ndërsa u shëtit me të përreth botës, gjatë titullit të fituar në sezonin 2009.