Autobusi me nxënës përplaset në autostradë, 16 të vdekur

Një autobus në Itali që po mbante nxënës u përplas në një urë, ku më pas edhe shpërtheu nga goditja. Raportohet se 16 persona kanë vdekur dhe të paktën 39 të tjerë janë plagosur.

Bota

21/01/2017 08:07

Autobusi ishte hungarez dhe ishte nisur drejt Budapestit nga Franca.

Incidenti ndodhi në dalje të autostradës A4 në Verona, në orët e para të mëngjesit.

Thuhet se gjithsej 55 persona ishin në bord – 50 prej tyre adoleshentë.

Agjencia e lajmeve italiane Ansa thotë se fëmijët ishin kryesisht djem, të moshës 14 deri 18 vjeç, transmeton Gazeta Express.

Thuhet se disa prej tyre janë hedhur nga dritarja pas goditjes, e që ranë nga ura në lum. Të tjerët janë bllokuar brenda pas shpërthimit.

Autoritetet thonë se dhjetë prej tyre janë dërguar në spital, të cilët kanë marrë plagë të rënda.

Numri i të vdekurve pritet të rritet, pasi shumë ka të lënduar rëndë nga ky aksident.