Autobusi i Mourinhos

Jose Mourinho e ‘parkoi autobusin’ në portën e Chelseas gjatë barazimit 0:0 me Atletico Madridin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Vicente Calderon. Taktika e Special One përfundoi në punimin e piktorit Omar Momani.

Sport

23/04/2014 16:45

Chelsea barazoi pa gola me Atletico Madridin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Vicente Calderon.

Vendasit ishin më të rrezikshëm por Blues u mbrojtën me sukses, falë taktikës së tërhequr me një numër të madh të futbollistëve të kthyer prapa në pjesëfushën e tyre, me vetëm Fernando Torresin më të avancuar përpara.

Krejt kjo ka zgjuar kritika për menaxherin e Chelseas, Jose Mourinho i cili u kritikua për ‘parkimin e autobusit’ para portës. Dhe, pikërisht këtë e ka pasqyruar piktori Omar Momani në punimin e tij të ri.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, Atletico Madrid nuk gjeti rrugëdalje në ‘autobusin’ e Mourinhos.