Autobusi godet një kombi-bus, në magjistralen Pejë-Prishtinë (Foto)

Në magjistralen Pejë –Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku një autobus ka godit nga mbrapa një kombi-bus.

Lajme

13/01/2015 14:39

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 11:00 në Brese të Fushë Kosovës. Në këtë aksident janë përshirë një autobus dhe një kombi-bus. 

Dëshmitarët që kanë qenë të pranishëm kanë thënë për lajmi.net se autobusi i kompanisë  ‘Lindi Tours’, i cili po udhëtonte nga Drenasi për në Prishtinë ka goditur nga mbrapa një kombi. 

Në vendngjarje është parë edhe Ndihma e Shpejtë, por për momentin nuk raportohet për viktima. (lajmi.net)