Autobusi dykatësh transformohet në shtëpi për të pastrehët

Ishte cilësuar si mbeturinë për skrap, por ky autobus ka fatin e mirë që të jetë një vend për të pastrehët.

Lajme

09/12/2017 09:24

Një autobus dykatësh është transformuar në një vend për 12 vetë, të kompletuar me kuzhinë dhe tualet.

“Dikush më sugjeroi në 2016, pse nuk merrni një vend për ta kthyer në mbrojtje për të pastrehët? Mendova për këtë ide dhe në janar pyeta në rrjete sociale se kush mund të më ofronte një autobus. Mora tre oferta”, tha krijuesi Joanne Vines nga Lee-on-Solent.

Një nga ofertat ishte një kompani autobusësh, e quajtur Stagecoach që dhuroi një mjet prej 72 vendesh. Rreth 70 – 0 vullnetarë ndihmuan në krijimin e këtij vendi për personat e pastrehë.