Autobusët me Wi-Fi

Routerët e vendosur në 600 autobusë dhe taksi ofrojnë qasje pa pagesë në internet dhe mbledhje të të dhënave nga planifikuesit e qytetit.

Auto & Tek

29/12/2014 16:24

Një rrjet i madh mobil i Wi-Fi që do të mund të ishte një model për shumë qytete u lansua në Porto, Portugali.

Autobusët dhe taksitë janë të pajisur me routerë që shërbejnë si pika të Wi-Fi për mijëra pasagjerë, transmeton Lajmi.net.

Routerët gjithashtu mbledhin të dhëna nga automjetet – dhe nga senzorët që janë të vendosur në kutitë e mbeturinave rreth qytetit – dhe i dërgojnë ato në zyrat e komunarëve për të ndihmuar në planifikimin e qytetit.

Më shumë se 600 autobusë dhe taksi janë tashmë pjesë e këtij rrjeti, që është duke iu ofruar 70,000 njerëzve përdorim prej 50 deri në 80 për qind të wireless-it në muaj.

I krijuar nga një firmë e quajtur Veniam, në bashkëpunim me Universitetin e Portos, ky është edhe rrjeti më i madh dhe më i sofistikuar në botë i internetit në automjete, thotë kompania.