Windows 8.2 i gatshëm në vjeshtë, Windows 9 në ndërtim e sipër

Zhvendosja e Microsoft nga një përditësim 8 në 8.1 ishte një cikël më i shpejtë i lansimit, që lë të kuptohet se përditësimi i përfolur 8.2 mund të bëhet gati deri në vjeshtë të këtij viti.

WZOR pretendon se përditësimi i vjeshtës për Windows do të jetë gati i njëjtë me 8.1 dhe mund të quhet Windows 8.1 Përditësimi 2. Megjithatë, grupi i piratëve gjithashtu mendon se përditësimi do të lansohet si Windows 8.2.

Më tej, WZOR sugjeron se përditësimi Windows 8.2 do të shfaqë butonin fillo (start) që Microsoft tha se në Windows 8.1 nuk do të jetë.

Thuhet se versioni i nëntë i Windows do të sjellë gjeneratën e ardhshme të Metro UI, edhe pse grupi i piratëve rus nuk treguan ndonjë detaj tjetër në lidhje me karakteristikat e tij. Përveç kësaj, WZOR pretendon se versioni Windows 9 i supozuar, mund të jetë një lansim i radhës pas përditësimit 8.2, edhe pse natyrisht, nuk ka asnjë konfirmim në këtë pikë.

Veç tjerash, grupi i piratëve sugjeron se Microsoft është duke punuar në një \”Cloud OS\”, që thuhet se do të jetë në përputhje me stilin e Chrome OS. Raporti vë në dukje se Windowsi i përfolur mund të ketë sistemin OS të instaluar; që do të kërkojë një lidhje në internet me funksionalitet të plotë.

Megjithatë, sistemi OS i Microsoft mund të punojë edhe offline dhe do të jetë i ngjashëm me sistemin OS të përballueshëm të Microsoft, Windows Starter.

Për më shumë, ndryshimi më i madh në Windows 8.2 do të fokusohet në UI-optimizimin e miut dhe tastierës. Dyçani i Windows UI do të jetë i optimizuar me mi, zbulon Microsoft. Gjigandi Redmond gjithashtu paraqiti Aplikacionet Universale të Windows.

 

Celularët Nokia tani do të quhen \”Celularët Microsoft\”

Njësia e celularëve finlandez të Nokia-së, do të riemërohet në Microsoft Mobile, në prag të blerjes së kompanisë finlandeze nga Microsoft, sipas një letre nga Nokia.

Raporti i publikuar nga Nokia, thekson se Microsoft do të marrë të gjitha të drejtat e kompanisë, përfitimet dhe detyrimet e paisjeve të Nokia-së. Microsoft njoftoi në blogun e tij zyrtar se marrëveshja do të përfundojë zyrtarisht të premten më 25 prill, pas fillimit të marrëveshjes në shtator të vitit të kaluar.

Në një deklaratë të nënkryetarit ekzekutiv të çështjeve ligjore dhe korporatave, Brad Smith, thuhet:
\”Kjo blerje do ti ndihmojë Microsoft-it të përshpejtojë zbulimet e reja dhe të adoptohet në treg të celularëve. Përveç kësaj, ne jemi duke u përpjekur për të futur miliardë konsumatorë të ardhshëm të shërbimeve të Microsoft me anë të celularëve Nokia\”.

z.Smith njoftoi gjithashtu se rregullimi i marrëveshjes përfundimtare do të bëjë që punonjësit e Nokia-së në Kinë t\’u bashkohen Microsoft-it.

Messi duhet të shkëlqejë, për ta fituar kontratën e re

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu e ka hedhur poshtë mundësinë e shitjes së Lionel Messit, duke zbuluar se gjiganti katalunas planifikon ta përmirësojë kontratën e yllit argjentinas, me kusht që ai të qëndrojë në nivelin e lartë të paraqitjes, siç ka bërë në vitet e fundit.

Pas performancave të zbehta të 26 vjeçarit në ndeshjet e fundit, flitet se ai mund të largohet nga Camp Nou.

Por, Bartomeu i ka qetësuar tifozët, duke thënë se klubi nuk do ta shesë Messin, pasi llogarit në të për të ardhmen.

“Nuk është çështje nëse do t’ia ofrojmë kontratën e re atij. Ne ia kemi propozuar modifikimin e vazhdimit të kontratës, e cila do të skadojë në vitin 2018”, deklaroi shefi i Blaugrana për \’Gol a Gol\’.

“Ne duam t’ia ofrojmë atij një kontratë të përmirësuar. Krejt ajo që kërkojmë nga ai është që të vazhdojë të luajë ashtu siç ka bërë deri tash”, vazhdoi Bartomeu, i cili deshi ta mbronte përfaqësuesin argjentinas, pas kritikave që mori kohët e fundit.

“Ne ishim jo korrekt me të. Ai e ka udhëhequr ekipin për disa vite, ka bërë një punë të shkëlqyer dhe ne jemi të sigurt se ai do të vazhdojë të jetë udhëheqësi ynë. Ai po ashtu e do këtë”.

“Ai është ende i ri, është futbollisti më i mirë në botë dhe e kemi besimin maksimal në të”, përfundoi presidenti i Barçës, i cili refuzoi ta konfirmojë trajnerin Tata Martino edhe për sezonin tjetër në Camp Nou.

Bolt: Mund t’i thyej rekordet e mia

Usain Bolt momentalisht gjendet në Kingston të Xhamajkas, pas tërheqjes muskulore, e cila e ka detyruar të pushojë deri në muajin qershor të këtij viti.

Megjithatë, sprinteri xhamajkan po mendon qysh tash për të ardhmen. Ai beson se do t’i thyejë rekordet botërore, që i kishte regjistruar në të kaluarën.

“Kam biseduar shumë me trajnerin tim (Glen Mills) rreth mundësisë së thyerjes së rekordeve të mia dhe mendojmë se kjo mund të arrihet. Unë kam besim të madh në Mills, ashtu siç beson ai se mund t’i mposht këto rekorde. Edhe unë besoj”, deklaroi njeriu më i shpejtë në botë për Jamaica Gleaner.

Rekordi i Bolt në 100 metra është 9.58 sekonda, të cilin rekord e kishte regjistruar më 16 gusht të vitit 2009 në finale të botërorit të Berlinit.

Ndërsa, sa u përket 200 metrave, ai e mban rekordin prej 19.19 sekonda, të cilin e kishte shënuar më 20 gusht të të njëjtit kompeticion.

Bolt po ashtu ka marrë pjesë edhe në rekordin botëror në 4×100 metra (36.84 sekonda, më 11 gusht 2012, në finale të Olimpiadës së Londrës, së bashku me Nesta Carter, Michael Frater e Yohan Blake.

Objektivat e radhës të Bolt janë, Botërori i Pekinit 2015, Olimpiada e Rios 2016 dhe Botërori i Londrës 2017.

Garner tërheq vëmendjen në Coachella

Garner ka treguar se është një modele e jashtëzakonshme, sidomos kur bëhet fjalë për të reklamuar ndonjë kompani të veshjeve për femra.

Bukuroshja arriti në festivalin e Coachellas gjatë ditës së enjte, vend ky ku morri tërë vëmendjen me paraqitjen e saj.

25 vjeçarja kishte vendosur të paraqitet në mënyrë provokative, duke bërë disa pozita të nxehta me fustanin e saj, e kështu duke tërhequr vëmendjen e atyre që gjendeshin pranë saj në ato momente.

Ozil do ta tregojë veten sezonin tjetër

Ishte një sezon me dy fytyra, ky që po përfundon, për Mesut Ozilin me Arsenalin.

Mesfushori turk me nënshtetësi gjermane pati një fillim fenomenal të eksperiencës në klubin nga Premierliga, por gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë të sezonit, pasi atë e nuk e lanë rehat lëndimet dhe po ashtu pati rënie drastike të formës.

Mirëpo, menaxheri Arsene Wenger beson shumë në përfaqësuesin gjerman, për të cilin beson se do të shkëlqejë sezonin e ardhshëm.

“E ka pasur një periudhë në të cilën e ka përshkuar paksa lodhja, pasi nuk është mësuar ta luante një sezon të mbushur me aq shumë ndeshje. Është një lojtar fantastik dhe besoj se sezonin e ardhshëm do të jetë kandidat për titullin e futbollistit të vitit”, ka siguruar Wenger.

Ozil ishte transferuar në Arsenal nga Real Madridi gjatë verës së vitit të kaluar.

Përfundon sezoni për Jordi Alban

Vazhdon ‘epidemia’ e lëndimeve në shtëpinë e Barcelonës. Gjiganti katalunas, i cili është në krizë rezultatesh, nuk do të mund të llogarisë në brazilianin Neymar për një muaj.

Por, jo vetëm kaq. Klubi blaugrana ka njofruar të enjten se mbrojtësi i majtë spanjoll, Jordi Alba, ka pësuar lëndim muskulor dhe sezoni i tij ka marrë fund qysh tash.

Alba pësoi lëndim në ndeshjen e së mërkurës mbrëma ndaj Real Madridit, duke u zëvendësuar nga Adriano.

Sa i përket qendërmbrojtësit Marc Bartra, situata duket të jetë më pak dramatike, pasi shënuesi i golit të vetëm të ekipit të Tata Martinos mund të jetë i gatshëm për sfidën e fundjavës ndaj Athletic Bilbaos.

Ronaldo zbulon sekretet e suksesit

Cristiano Ronaldo, Topi i Artë dhe ylli i Real Madridit, ka folur për revistën So Foot Junior, duke e zbuluar sekretin e suksesit të tij.

“E kam gjithmonë një sy më të kujdesshëm drejt atyre lojtarëve që kanë paraqitje më të mira dhe duke i vëzhguar, e kam nxjerrë përfundimin se diferenca në mes lojtarëve të mirë dhe yjeve është puna”, ka thënë fillimisht futbollisti më i mirë në botë.

“Kam luajtur kundër lojtarëve me talent të jashtëzakonshëm. Kriter esencial për mua është rregullariteti. Shumë lojtarë i bëjnë 5,10,15 ndeshje të mira në vit”.

“Për të qenë i madh, nevojitet të jesh në gjendje t’i bësh 60 ndeshje të mira në vit. Çelësi është gjumi, të pushosh mirë, të hash mirë. Diferencën e bëjnë detajet”, përfundoi Ronaldo.

Bayerni e fitoi Bundesligën para kohe

Të dominosh mund të jetë e dëmshme? Duket se po. Për ta konfirmuar këtë teori mund të jenë paraqitjet e shfaqura në javët e fundit nga Bayern Munichu, i cili, pasi e siguroi shumë herët titullin e kampionit në Bundesligë, ka vazhduar me dy humbje rresht në kampionatin gjerman, fakt ky që e ka ndezur alarmin në shtëpinë bavareze.

“Ndoshta e kemi fituar Bundesligën shumë herët dhe kjo ka ndokuar në koncentrimin tonë”, e pranon mesfushori francez Franck Ribery, i cili ka folur në mikrofonin e televizionit, gjerman ‘Ard’.

“Por, nuk jemi makinë, jemi njerëz të thjeshtë dhe edhe ne lodhemi. Të gjithë lojtarët duan të fitojnë gjithmonë, por thjeshtë, kjo është e pamundur. Duhet të luajmë si skuadër dhe ta rikthejmë besimin”, vazhdoi ish futbollisti i Olympique Marseille.