Austria ka frikë, futbollisti i njohur do të luajë për Kosovën (FOTO)

Përfaqësuesja e Austrisë është në rrezik.

Sport

14/09/2016 14:35

Pas Zvicrës, edhe Austria është vënë nën ethe. Mediat e atjeshme frikësohen se Kosova do t’ua marrë futbollistët e rëndësishëm.

Ylli Sallahi është njëri prej futbollistëve që mund ta lë Përfaqësuesen U-21 të Austrisë për t’iu bashkuar Përfaqësueses A të Kosovës.

“Përfaqësuesja e Austrisë është në rrezik. Lojtari i ekipit U-21, Ylli Sallahi mund të vendosë të luajë për Kosovën. Futbollisti i Karlsruhe ka vendosur kontakte me FFK-në”, ka shkruar portali austriak, sportnet.at, përcjellë Zëri.

Image

Sallahi e kishte zgjedhur Austrinë para Shqipërisë, por tash gjërat mund të ndryshojnë, pasi ai mund ta zgjedhë Kosovën.

Përpos futbollistit nga Skenderaj, Austria e ka humbur edhe një lojtar. Bëhet fjalë për Sinan Bytyqin, i cili e la Austrinë U-21 për t’iu bashkuar Kosovës.