Austria faktor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të Kosovës

Austria mbetet faktor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të Kosovës, ngase është një ndër pesë investitorët më të mëdhenj në Kosovë. Kështu u tha në hapjen e Forumit Ekonomik Kosovar-Austriak.

Lajme

22/03/2017 11:13

Peter  Hasslacher, nga Oda Ekonomike Federale e Austrisë, tha se Kosova ka rritje të shkëmbimeve tregtare me Austrinë prej 188 milionë në 220, si dhe ka pasur investime direkte, që sipas tij, është një lajm i mirë.

“Kosova është në një rrugë të mirë të zhvillimit ekonomik të saj. Austria është një ndër pesë investitorët më të mëdhenj në Kosovë”, tha ai.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se OEK-u po përkrah bizneset austriake në Kosovë.

“Duke i parë investimet austriake në vendet e rajonit ku ka miliarda investime e kemi parë që ka hapësirë për të investuar edhe tek ne. Duhet të shikojmë që të gjejmë metoda për të rritur këtë bashkëpunim. Kosova duhet të punojë më shumë në ndryshimin e imazhit”, ka thëë Stavileci,

Franz Wessig nga Ministria e Shkencës dhe Ekonomisë së Austrisë, përmendi disa ngjarje me rëndësi që kanë ndodhur qe 9 vjet pas shpalljes së pavarësisë.

“Marrëveshja e bashkëpunimit ekonomik, marrëveshja financiare për kredi të buta dhe marrëveshja për tatim të dyfishtë që ka për t’u nënshkruar këtë vit. Nga zhvillimet më të rëndësishme kisha dashtë me e përmend hyrjen në fuqi të marrëveshjes tregtare me BE-në. Procesi i Berlinit është po ashtu i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të rajonit. Është e rëndësishme agjenda Samitit të Berlinit për rrjetëzimin e infrastrukturës energjetike dhe infrastrukturës në përgjithësi. Ne do të shohim mundësitë për bashkëpunim në teknologji, mjedis, edukimit etj”, ka thënë ai.

Ministri i Zhvillimit Ekonomi, Blerand Stavileci, prezantoi disa projekte të rëndësishme në të cilat investitorët austriak mund ta gjejnë veten për të investuar.

“Ne po e përgatisim Strategjinë e re për energjetikë, ne jemi në një projekt energjetik që është investim prej 1 miliard euro, është projekti jonë për termocentralin ku pas përmbylljes së fazës financiare, investitori do të përgatis fazën tenderuese për ndërtimin e tij dhe këtu mund të marrin pjesë të gjitha kompanitë që janë të interesuara përfshirë edhe ato austriake”, tha ai.

“Teknologjia që të do të përdoret do të jetë një ndër teknologjitë më të reja. Nëse do të jenë të interesuara kompanitë austriake mund të jenë pjesë e këtij projekti. Projektet për efiçiencë të energjisë, Banka Botërore ka financuar një projekt për komunat. Për herë të parë ne kemi krijuar fondin për efiçiencë të energjisë të cilin për herë të parë e kemi buxhetuar”, ka thënë Stavileci.