Austria e fiton Eurovisionin, Atletico La Ligan e Reali Championsin

Austria e fitoi festivalin Eurovision, Atletico Madrid mund ta fitojë La Ligan dhe Real Madridi, Ligën e Kampionëve. Kështu kishte ndodhur në vitin 1996 dhe mund të ndodh sërish.

Sport

11/05/2014 17:15

Austriakja Conchita Wurst, e veshur si femër por me mjekër, e ka fituar garën më të madhe të muzikës në Evropë, Eurovisonin.

Kjo ishte hera e dytë që ky vend e fiton këtë festival. Në të kaluarën kishte ndodhur edhe në vitin 1996, kur Austria e kishte fituar Eurovisionin.

Dhe, në atë vit, Atletico Madridi e kishte fituar titullin e kampionit në La Liga, ndërsa Real Madridi e kishte fituar Ligën e Kamipionëve.

Kjo është vërtetë një koiçidencë, por në Spanjë mendojnë se vërtetë do të ndodh kështu edhe këtë vit.

Me këtë rast, Los Colchoneros do të shpalleshin kampionë të Spanjës e Los Blancos të Evropës.