Austri, foshnja e sapolindur u ballafaqua me racizmin

Foshnja e një nëne turke Asel, e cila lindi në minutat e para të vitit të ri në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, sapo lindi u bë shënjestër e racistëve në rrjetet sociale

Bota

05/01/2018 15:45

Foshnja e një nëne turke Asel, e cila lindi në minutat e para të vitit të ri në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, sapo lindi u bë shënjestër e racistëve në rrjetet sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Foshnja e çiftit Alper dhe Naime Tamgaç, e cila lindi në Vjenë në ora 00.47 natën e vitit të ri, u bë lajm në mediat vendore si foshnja e parë e vitit të ri.

Mirëpo, ky lajm u bë shënjestër e racistëve në rrjetet sociale, ku për foshnjën Asel dhe familjen e saj u bënë postime të ndryshme raciste si “Lindi terroristi i radhës”, “A është kancer gruaja?”, “Pse mban shami?”, “Ndoshta nuk do të kishte mundur të jetë më ftohtë”, “Me të vërtetë është nga Vjena?”.

Ndërkaq, një numër i madh i organizatave civile reaguan kundër racistëve të cilët morën në objektiv edhe një foshnje të sapolindur.

Sekretari i Përgjithshëm i Caritas-it në Vjenë, Klaus Schwertner, në një deklaratë për media dënoi ashpër gjuhën raciste dhe të urrejtjes duke shtuar se me këtë është tejkaluar vija e kuqe.

Mediat austriake theksuan se është e papranueshme postimi i shprehjeve raciste dhe gjuhës së urrejtjes kundër një foshnjeje të sapolindur.

Sipas këtyre mediave përkundër mesazheve raciste, familja ka marrë edhe mesazhe të shumta mbështetëse.