Australian Open thyen rekordin – Lajmi.net
Australian Open thyen rekordin
Autori: Lajmi.net SportTë tjera 13:52, 30 January 2018
“Melbourne Park” ka regjistruar një numër të madh spektatorësh të pranishëm në shkallët e impiantit.

Australian Open që përkon dhe me Grand Slamin e parë sezonal në botën  e tenisit, ka regjistruar një numër rekord shikuesish.

Organizatorët e këtij turneu kanë mbetur mëse të kënaqur nga shifrat që u janë paraqitur. 743,667 persona kanë ndjekur nga afër ndeshjet e Australian Open.

Për dy javë radhazi “Melbourne Park” ka regjistruar një numër të madh spektatorësh të pranishëm në shkallët e impiantit.

Numër rekord ky krahasuar me një vit me parë, konkretisht të turneu është ndjekur nga 20 mijë spektatorë më shumë, transmeton “SuperSport.al”.

Përballjet e para të Australian Open kanë regjistruar numër të madh spektatorësh, në total numri është 500 mijë. Ndërkohë më datë 20 janar, regjistrohet dhe numri më i madh i shikuesve, 87 mijë persona.

Të ardhurat gjithashtu janë mbresëlënëse. 210 milionë euro të arkëtuara, shifër kjo që u reflektua edhe të shpërblimi që organizatorët kishin rezervuar për tenistët pjesëmarrës në Grand Slamin e parë sezonal, Australian Open 2018, i fituar nga zvicerani, Roger Federer.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO