Australian Open, në luftë me… vapën – Lajmi.net
Australian Open, në luftë me… vapën
Autori: Lajmi.net SportTë tjera 9:02, 19 January 2018
Të qëndrosh mes sulmeve të kundërshtarit për 3 orë me radhë kërkon sforcim të madh fizik.

Me temperaturat që e çuan termometrin deri në 40 gradë Celsius në Melbërn këtë javë, yjet botërorë të tenisit që synojnë trofeun prestigjioz të Australian Open ishin thuajse të sfilitur në fushë.

Turneu i parë Grand Slam luhet gjithmonë në një kohë që korrespondon me muajt e verës në hemisferën e jugut, por pavarësisht se organizatorët kanë premtuar se do të mbulojnë fushat apo do të ndalin lojën, kjo nuk ka ndodhur.

Të qëndrosh mes sulmeve të kundërshtarit për 3 orë me radhë kërkon sforcim të madh fizik. “Isha thuajse duke vdekur në fushë për të paktën 40 minuta”, tha tenisti Gael Monfils pas humbjes së tij ndaj Novak Djokovic në “Rod Laver Arena”.

Turneu i Australian Open ka rregulla të qarta për arbitrat që duhet të aplikojnë mbulesat e impianteve ose edhe të pezullojnë lojën kur temperaturat arrijnë 40 gradë celsius. Organizatorët kanë insistuar se nuk u arritën deri më tani limitet për pezullimin, por televizionet dhe ekspertët insistojnë në të kundërtën, e kjo vërtetohet edhe nga ndihma e shpejtë që i është dhënë disa tenistëve, transmeton “Tch”.

Si të mos mjaftonte kjo, pushimi mes shënimit të pikëve në Australian Open është reduktuar në vetëm 25 sekonda, çka e bën një ndeshje sfilitëse edhe për kampionët më në zë të raketave të tenisit.


Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Bow Master Japan
  • Play Urban Basketball
  • Play Supercar Showdown