Australia gjen mbetje të avionit të zhdukur

Autoritetet australiane kanë bërë të ditur se në orët e para të mëngjesit të së enjtes, kanë gjetur mbetje të një aeroplani, në Oqeanin Indian. Ata dyshojnë se këto janë pjesë të aeroplanit të zhdukur të “Malaysian Airlines”.

Bota

20/03/2014 09:22

Sot në orët e para të mëngjesit është bërë e ditur se autoritetet australiane kanë hasur në dy objekte në Oqeanin Indian, e që dyshohet se ka mundësi t’i përkasin avionit të zhdukur shumë ditë më parë të ‘Malaysia Airlines’.

Këtë e ka bërë të ditur, kryeministri i Australisë, Tony Abbot, në orët e para të së enjtes, ku raportuan se objektet u gjetën në pjesën jugore të Oqeanit Indian dhe një aeroplan i Forcave Ajrore Mbretërore të Australisë po përpiqet t’i shqyrtojë më nga afër mbetjet.

Kryeministri i Australisë, Tony Abbott, ka thënë se gjetjet e aeroplanëve nga autoritetet australiane kanë shumë mundësi i përkasin avionit të zhdukur të “Malaysia Airlines”, apo fluturimit MH370 me 239 persona në bord.

Mirëpo, gjatë së mërkurës, hetuesit, që kanë qenë duke shqyrtuar një simulator fluturimi të marrë nga shtëpia e pilotit Zaharie Ahmad Shah, të avionit të fluturimit 370 të “Malaysia Airlines”, zbuluan se disa prej të dhënave të simulatorit janë fshirë, bëri të ditur ministri në detyrë i Transportit në Malajzi.

Kjo është edhe një tjetër teori pa bazë, si shumë prej teorive tjera që u dhanë kohevë të fundit, për aeroplanin e zhdukur me 239 persona në bord, i cili u zhduk 12 ditë më parë.

Aeroplani i “Malaysia Airlines” ishte zhdukur nga radarët më 8 mars të këtij viti, teksa po kthehej për nga Pekini për në Kuala Lumpur.