Australia bëhet me shtetin e shtatë

Liderët politikë të Australisë kanë mbështetur idenë e transformimit të territorit të pjesës veriore në shtetin e shtatë të Australisë, vendim ky që pritet të realizohet deri kah mesi i vitit 2018.

Bota

23/07/2015 12:17

Kryeministri australian Tony Abbott, ka deklaruar se ky propozim nënkupton edhe ndryshimin e flamurit shtetëror, transmeton lami.net.

Territori verior ka vetëm 244 mijë banorë por mbulon një zonë të madhe, kurse iniciativën për tu shpallur shtet e ka nisur ministri Adam Giles, i cili ka thënë se populli i këtij vendi nuk duhet të jetë “qytetarë i klasit të dytë” në Australi, shkruan AFP.

1

“Kur u takuam për të biseduar për një federatë, mendoja se ishte diçka e pakuptimtë nga ana ime që të mos e ngriti çështjen e territorit verior dhe statusit të saj brenda vendit”, ka shtuar Giles gjatë një konference shtypi pas një takimi me kryeministri Abbott, dhe me drejtuesit e gjashtë shteteve të Australisë dhe dy territoreve.

Ndryshe nga gjashtë shtetet, Uelsi i ri Jugor, Queensland, Australia Jugore, Tasmania, Victoria dhe Australia Perëndimore, dy territoret, Territori Verior dhe Territori Australian kanë kufizime në vetëqeverisje.

Ndërkaq, Abbott nuk është pro ndryshimit të flamurit kombëtar që është një miniaturë e flamurit britanik, por pranoi se nuk është edhe kundër ndryshimeve.