Aurela Gaçe triumfon për herë të tretë në ‘Kënga Magjike’ (VIDEO)

Aurela Gaçe me 'Akoma jo' është fituesja e festistivalit 'Kënga Magjike 2015'.

ShowBiz

05/12/2015 23:50

Aurela Gaçe ka fituar çmimin e madh në edicionin e 17 me këngën ‘Akoma jo ‘, ndërsa as artistët e tjerë nuk kanë mbetur pa çmime.

Madje, të gjithë finalistët kanë marrë nga një çmim, e vetëm .. ka arritur të fitojë dy, ‘Çmimin e Interpretimit ‘ dhe çmimin kryesor, transmeton lajmi.net.

Aurela bëhet kështu artistja e vetme në histori të festivalit që fiton në dy vite me radhë dhe e vetmja që ka fituar tri herë çmmin kryesor.

Në vendin e dytë është radhitur Endri Prifti ndërsa Juliana Pasha përmbyllë treshen e më të votuarve.

Këta janë çmimet që këtë vit kanë shkuar për artistët që kanë prekur finalen:

Grupi më i mirë: Alar Band – Për ty e jap free

Çmimi i produksionit: Xhesika Polo – Fati jemi ne

Çmimi ‘Çesk Zadeja’: Mateus Frroku – Më ke lënë kujtime

Çmimi i TV Klan: Mariza Ikonomi & Klea – Pikë loti

Çmimi i Telecom Albania: Renis Gjoka – Nuk ka si ti

Magjia e Parë: Janex Trio – Kom e kom

Best New Artist: Venera Lumani & Lind Islami – Zemër në katror

Kënga Stil: Revolt Klan – Rrijna na

Kënga më e mirë hip-hop: Stresi – Mos ma luni gocën

Kënga më e mirë pop-rock: Altin Goci – Fjalë në ajër

Çmimi i RTV 21 Kosovë dhe TV21 Maqedoni: Shpat Kasapi – Pa shpirt

Kantautori më i mirë: Endri Prifti – Kënga e fundit

Dueti më i mirë: Erik Lloshi & Anxhela Peristeri – T’kam bërë të qash

Çmimi tendecë: Semi Jaupaj – Veç lotët 

Balada më e mirë: Gerta & Klejti Mahmutaj – Eja tek unë 

Çmimi i internetit: Flori Mumajesi – Me fjalë të vogla 

Çmimi diskografik: Stine – Çifti simpatik 

Çmimi i interpretimit: Aurela Gaçe – Akoma jo 

Çmimi i kritikës: Albërie Hadërgjonaj – Me dorën shtrirë 

Vokali më i mirë: Juliana Pasha – Vullkan 

ÇMIMI KRYESOR: Aurela Gaçe – Akoma jo

YouTube player

/lajmi.net