Aurela Gaçe për aktorin e ndjerë: Lamtumirë ikonë e humorit shqiptar

Dje është shuar mjeshtri i humorit shqiptar, Fadil Hasa.

ShowBiz

17/07/2018 09:47

Ai ndërroi jetë në moshën 78 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë, ndërsa la pas një karrierë të bujshme në skenën e humorit, shkruan lajmi.net.

Lajmi për humbjen e aktorit ka pikëlluar miqtë dhe dashamirët e Hasës, të cilët i kanë shprehur ngushëllime familjarëve të tij.

Këngëtarja Aurela Gaçe, duke vlerësuar lartë punën e Fadil Hasës, duke e quajtur ikonë të humorit.

“Sa ishte fizikisht ne kete jete,Shpresoj qe te kete marre , ate dashuri e respekt qe meriton nje unik, kolos si ai. … nga publiku, e di mire qe e ka marre sepse keshtu ndodh me ate qe te do pa hile. Lamtumire ikone e Humorit Shqiptar.
Fadil Hasa”, ka shkruar ajo në mesazhin ngushëllues për të ndjerin. /Lajmi.net/